Pele qetëson dashamirët e futbollit: Jam i fortë dhe me shumë shpresë
Pele ka folur pas përkeqësimit të gjendjes, duke pretenduar se ai është ‘i fortë’ dhe ‘shumë optimist, pasi raportet dolën më herët të shtunën se ai ishte në kujdes intensiv.
Raportet në Brazil thanë se 82-vjeçari, i cili shkoi në spital javën e kaluar, po merrte masa për të lehtësuar dhimbjen në një repart të kujdesit intensiv.
Sipas raportit, ai ‘nuk po i përgjigjej më kimioterapisë’ në luftën e tij kundër kancerit të zorrëve.
Pele, me anë të një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se trajtimi po shkon mirë, teksa falënderoi të gjithë ata që i kanë shkruar.
“Miqtë e mi, dua t’u mbaj të gjithëve të qetë dhe të mendojnë pozitivisht. Unë jam i fortë, me shumë shpresë dhe po ndjek trajtimin tim si zakonisht”.
“Dua të falënderoj të gjithë ekipin mjekësor dhe infermierët, për gjithë përkushtimin që kam marrë. Unë kam shumë besim te Zoti dhe çdo mesazh dashurie që marr nga ju, që vjen në të gjithë botën, më mban plot energji. Dhe shikoni Brazilin edhe në Kupën e Botës! Faleminderit shumë për gjithçka”.