![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/07/Pllumb-Bajqinovci.gif)
Pëllumb Bajçinovci zgjedhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës
21 korrik 2023
| 15:51
Asamblistët e Kuvendit komunal të Prishtinës kanë zgjedhur me votat e tyre kryesuesin e Kuvendit Komunal, Pëllumb Bajçinovcin.
Të pranishëm ishim 26 asamblistë nga 51 sa i ka gjithsej Kuvendi Komunal i Prishtinës.
Në votim morën pjesë partitë e pozitës PDK, LDK dhe partia opozitare Nisma, derisa LV, AKR, dhe AAK nuk kanë qenë prezentë në seancë.
Pëllumb Bajçinovci pason ish-kryetarin Kupina i cili është shkarkuar nga asamblistët ditë më parë.
Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte shkarkuar më 27 qershor kryesuesin e saj, Fehmi Kupina.
Me 27 vota për dhe 1.