Pëllumbat e egër dhe të butë

23 tetor 2024 | 14:59

Fabul nga Ezopi
Përktheu nga greqishtja: Iliaz Bobaj

Një gjahtar zogjsh hapi rrjetat dhe lidhi në to disa pëllumba të butë, pastaj u largua dhe po vrojtonte se ç’do të ndodhte. Kur u afruan pëllu­mbat e egër dhe u ngatërruan nëpër rrjeta, vra­poi për t’i zënë. Ata qortuan pëllumbat e butë, të cilët, edhe pse ishin të një fisi, nuk i paralaj­mëruan për grackën. Pëllumbat e butë iu për­gjigjën: – Neve na intereson më tepër ta kemi mirë me të zotin tonë, se sa t’iu bëjmë të mira juve, të afërmve të fisit.

Nuk është zotësi t’i ndëshkosh shërbëtorët, të cilët, nga dashuria për të zotin, harrojnë miqë­sinë me të afërmit e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Doruntina Grulaj Mediet sociale janë platforma digjitale që njerëzve…