
Pëllumbi i lirisë
21 mars 2025
| 10:11
Avdush Canaj
Në rrethojën ku shëtisim
vizatova në beton
një pëllumb lirie.
S’di si më pa gardiani
deshi të ma shkelë
me çizmen e robërisë.
Pëllumbi ia lëshoi dy glasa
mbi kapelën e zezë
dhe iku shpejt.
Unë mora dënimin
të mos më hiqen prangat
as edhe në gjumë.
(Burgu i Foçës, pranverë 1985)