Pelosi: Erdhëm ta bëjmë të qartë se nuk do ta braktisim Tajvanin
03 gusht 2022
| 08:26
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, i tha presidentes Tsai Ing-wen dhe ligjvënësve të tjerë, se delegacioni i tyre ka shkuar në Tajvan “për ta bërë të qartë se nuk do ta braktisin Tajvanin”.
Pelosi tha, gjithashtu, se tani më shumë se kurrë solidariteti i ShBA-së me Tajvanin është “vendimtar” dhe tha se “këtu është mbështetja dypalëshe për Tajvanin në ShBA”.
“Vendosmëria e Amerikës për ta ruajtur demokracinë në Tajvan dhe në pjesën tjetër të botës mbetet e hekurt”, tha Pelosi.
“Nga një sfidë sfiduese, ju keni krijuar një demokraci të lulëzuar, të udhëhequr nga një presidente grua”.