Që para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dy palët kanë luftuar për rajonin e Nagorno-Karabakut. Forcat armene etnike morën kontrollin e këtij rajoni të shkëputur më 1994. Më 2020, Azerbajxhani largoi forcat armene nga shumica e territorit të rajonit dhe qarqeve përreth.
Në dhunën e fundit, të dyja shtetet shkëmbyen zjarr përgjatë kufirit që i ndan dhe forcat e Azerbajxhanit kryen sulme edhe brenda territorit të Armenisë.
Rusia, e cila ka raporte të mira me të dyja shtetet, ndërmjetësoi një armëpushim pak kohë pas nisjes së luftimeve, por përleshjet vazhduan.
Qeveria e Azerbajxhanit ende nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me vizitën e Pelosit. /REL