Pemët e Parkut Kombëtar të Sekuosë mbulohen me batanije(foto)
17 shtator 2021
| 11:14
Zjarret në Kaliforni kanë ndezur jo vetëm tokën, por edhe frikën se mund të përparojnë deri në Parkun Kombëtar të Sekuosë. Pemët e lashta po mbështillen nga zjarrfikësit me batanije zjarrduruese.
Zyrtarët tremebn se në pak orë flakët mund të arrijnë në Pyllin Gjigant, një pemishtë ku ndodhen pemët më të mëdha të botës. Pylli ka mbi 2000 sekuo, duke përfshirë General Sherman, pemën më të madhe në tokë, të lartë 83 metra, rreth 2500 vjeç.
Më shumë se 350 zjarrfikës, së bashku me hidroplane dhe helikopterë janë mobilizuar në luftën ndaj flakëve.
Ata kanë mbështjellë disa sekuo me alumin, përfshirë General Sherman, për t’i mbrojtur duke shpresuar se do t’i ndihmojë edhe vetë rezistenca e këtyre pemëve ndaj zjarrit./tvklan.al/