PEN Qendra e Kosovës dënon agresionin rus në Ukrainë

28 shkurt 2022 | 18:27

Shkrimtarët e PEN Qendrës së Kosovës dënojnë përpjekjen e Rusisë për ta invaduar Ukrainën.

Në këto çaste të vështira të popullit ukrainas, bashkëndiejmë vuajtjet e dhimbjet e civilëve dhe të tjerëve në këtë luftë të imponuar.

“Shkrimtarët e Kosovës, bashkë me popullin e vet, para më shumë se dy dekadave e kanë përjetuar shtypjen dhe përpjekjen për gjenocid nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit. Lufta për liri është e drejtë e çdo populli, prandaj përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare është e domosdosshme për ta ndaluar një gjenocid tjetër.

PEN Qendra e Kosovës, si anëtare e PEN International, solidarizohet me PEN Qendrën e Ukrainës dhe përkrah zërin e saj të ngritur për ndalimin e mënjëhershëm të përpjekjeve për invadim të Ukrainës nga Rusia.

Shkrimtarë ukrainas, jemi me ju dhe me popullin tuaj liridashës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PEN Qendra e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në…