Penalltia e barazimit për PSG-në, UEFA pezullon kryesorin e sistemit VAR

29 nëntor 2023 | 17:00

Gjigantët francezë të Paris Saint-Germain dhe “bardhezinjtë” e Newcastle, nuk shkuan më shumë se barazimi, 1 me 1, në xhiron e 5-të, të fazës së grupeve të UEFA Champions League, në një përballje që u duk qartazi dominimi i pastër i “yjeve” francezë, të cilët shpërdoruan rast pas rasti, derisa barazuan falë një 11-metërshi, në minutën e 97’ të sfidës.

Penalltia e dhënë pas konfirmimit, të kryesorit të sistemit “VAR”, Tomasz Kwiatkowski i ka kushtuar jo pak këtij të fundit, me organin më të lartë të futbollit në Evropë, UEFA që ka vendosur ta pezullojë menjëherë polakun, i cili nuk do të jetë në dhomën “VAR”, mbrëmjen e kësaj të mërkure, në sfidën Real Sociedad-Salzburg.

Ndërkaq, vendin e Kwiatkowski do ta zërë gjermani Marco Fritz, tashmë asistent i “VAR”-it në ndeshjen Shakhtar Donetsk-Antwerp të luajtur dje në Hamburg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
01.12.2023 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë NS…