
Penalltia e shumë përfolur e Alvarezit, reagon gjyqtari polak
14 mars 2025
| 14:25
Szymon Marciniak nuk është dakord. Gjyqtari polak, i cili përfundoi në qendër të stuhisë për shkak të penalltisë së anuluar ndaj Alvarezit për prekjen e dyfishtë gjatë sfidës mes Atleticos dhe Real Madridit, përsëriti për portalin Ëin Ëin atë që ndodhi në fushë.
“Isha unë ai që i informova gjyqtarët e VAR-it se kishte 99% mundësi që Alvarezi ta kishin prekur dy herë topin. Është absolutisht e rreme, Mbappe nuk më tha se kishte pasur dy prekje. Të jem i sinqertë, nuk jam përballur kurrë me një situatë si kjo në karrierën time të arbitrimit. Lojtarët i dinë rregullat”, ka thënë gjyqtari polak.