
Penalltitë vendosin finalistin e parë në ‘Euro 2020’
06 korrik 2021
| 23:30
Ndeshja gjysmëfinale e Kampionatit Evropian mes Italisë dhe Spanjës ka shkuar në vazhdime, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta përfunduan me rezultat 1-1.
Në minutën e 60-të, Federico Chiesa shënoi një gol të bukur për rezultatin 1-0, kurse për Spanjën dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt rezultatin e barazoi Alvaro Morata.
Finalisti i parë i “Euro 2020” do të vendoset pas ekzekutimit të penalltive.
/Epoka e re/