Pence do të mbajë distancën sociale ndaj presidentit Trump
Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence po mban distancën sociale nga presidenti i vendit Donald Trump, për shkak se një anëtarë e stafit të tij ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë ,Kayleigh McEnany, tha përpara gazetarëve se zëvendëspresidenti ka bërë zgjedhjen e tij, për të mbajtur distancë sociale nga Trump për disa kohë.
Një prej zyrtareve në Shtëpinë e Bardhë, Katie Miller rezultoi pozitiv me koronavirus.
Pence ka rezultuar negativ me koronavirus, por duke qenë se ka punuar me zonjën Miller, i është rekomanduar mbajtja e distancës sociale. Koronavirusi ka disa kohë që është prezent në Shtëpinë e Bardhë.
Shumë zyrtarë janë parë të veshur me maska, ndërsa vetë Trump nuk është vërejtur të mbajë ndonjë lloj maske. Ndihmësit më të lartë të Donald Trump testohen përditë për Covid-19. Anëtarët e shtypit pranë presidentit pritet që të testohen.