Pence: ShBA-ja do të vendosë sanksione ndaj Turqisë
26 korrik 2018
| 17:14
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione kundër Turqisë, nëse nuk lirohet pastori amerikan i cili është burgosur nën akuzat për terrorizëm dhe spiunazh.
Pence ka thënë se nëse Turqia nuk merr masa të menjëhershme për të liruar Andrew Craig Brunson “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të ashpra ekonomike për Turqinë”.
Brunson, 50 vjeç, pastor i kishës protestante, nga Karolina e Veriut është liruar nga burgu,pas një viti e gjysmë, në arrest shtëpiak.
Brunson, është liruar në arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore.
Presidenti Donald Trump ka kërkuar lirimin e pastorit disa herë, kështu duke thënë se paraburgimi i pastorit ishte “një turp”.