Penda në Lupç të Poshtëm të Podujevës drejt finalizimit
13 shtator 2020
| 13:20
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, vizituan punimet në ndërtimin e pendës për ujitjen e tokave bujqësore në fshatin Lupç të Poshtëm.
Nënkryetari Rudari u shpreh i lumtur që po përmbushin zotimet e dhëna për kultivuesit e këtij fshati dhe në këtë mënyrë po e lehtësojnë punën e tyre dhe po ndikojnë në rritjen e produktivitetit në kulturat bujqësore.
Ndërsa, drejtori Januzi tha se një pendë e tillë së shpejti do të ndërtohet edhe në fshatin Bajçinë.
(Q.R / Epoka e re)