![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/3489C241-E9AF-4960-BC85-6DC57FFD232D.jpeg)
Pendarovski: Do të jem president i të gjithëve
Stevo Pendarovski ka bërë daljen e parë publike për media si president i Maqedonisë së Veriut.
Ai ka falënderuar të gjithë ata që e votuan, po ashtu ka falënderuar edhe në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët që e votuan.
“Populli im, faleminderit! Ju falënderohem gjithëve maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe thamë bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve”, ka thënë Pendarovski.
Ai ka thënë se këto janë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia që nga pavarësia e vendit.
“Këto janë qenë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia dhe së bashku do të shkojmë përpara dhe kurrë më regjim”, ka thënë ai.
Ai ka pohuar se do të jetë presidenti i të gjithëve dhe se do të jetë faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve.
“Do të garantoj një të ardhme të barabartë për të gjithë. Këto zgjedhje dhanë edhe një here mesazhin se vetëm së bashku mund të ecim përpara. Këto zgjedhje garantojnë marrjen e dates së hapjeve të bisedimeve në qershor, dhe kjo datë do të merret në qershor. Do të jem faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve”, është shprehur Pendarovski.