Pendarovski ia dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë, Talat Xhaferit
26 janar 2024
| 22:14
Presidenti Stevo Pendarovski i dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së re për organizimin e zgjedhjeve Talat Xhaferit.
Qeveria e re pritet të votohet të dielën, 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.
Sipas ligjit, në të do të jenë disa parti, përfshirë edhe dy ministra nga radhët e VMRO-DPMNE-së, ministër i Brendshëm dhe ministër për Punë dhe Politikë Sociale.
Partitë do të shfrytëzojnë kohën e mbetur deri të dielën për të zgjidhur përplasjet, rreth asaj që VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron ta votojë qeverinë e drejtuar nga Xhaferi kurse LSDM-ja thotë se nuk ka asnjë rast në botë kur një parti që merr pjesë në qeveri dhe të mos e votojë atë.