Pendarovski: Kosova nuk është më prioritet i Amerikës

10 nëntor 2021 | 23:58

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistë për ClickPlus në TV21 teksa ka zbuluar bisedën që e ka zhvilluar muaj më parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka folur edhe për qasjen SHBA-së ndaj rajonit.

Konkretisht për Kosovën, Pendarovski ka vlerësuar se ajo nuk është më prioritet i lartë i SHBA-ve, së paku jo në nivelin siç ka qenë në vitin 1999.

“Të mos u mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova që një kohë të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane. Tash nuk them se nuk brengosen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë Kosova nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë siç ka qenë gjatë periudhës së vitit 1999”, tha Pendarovski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultat 118:69 (32:17,…