Pendarovski: Maqedonia mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës

15 dhjetor 2021 | 11:30

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se vendi i tij mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë partnerë të fuqishëm tregtar.

“Maqedonia e Veriut i mbështet aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe në këtë kontekst jemi në dispozicion që t’i tregojmë përvojat tona si për integrim në BE ashtu edhe në NATO”, ka deklaruar Pendarovski.

Ai ka folur edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Pendarovski ka deklaruar se Maqedonia e Veriut e mbështet një marrëveshje përfundimtare në mes të dy shteteve e cila nuk e rrezikon sigurinë e shteteve të rajonit. “Maqedonia e Veriut e mbështet një zgjidhje të përbashkët reciproke që do të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe që nuk do të rrezikojë sigurinë  e shteteve fqinje. Në këtë drejtim e përshëndes edhe marrëveshjen e arritur për tensionet në veri të Kosovës që u arrit me ndërmjetësim të BE-së”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain do të përballet me Real Madridin në 1/8…