Pendarovski: Mund të ketë valë refugjatësh nga Afganistani
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë” nuk e ka përjashtuar mundësinë që vendi të përballet me një valë refugjatësh si rrjedhojë e krizës në Afganistan.
Presidenti Pendarovski duke folur për procesin e regjistrimit të popullsisë i cili zhvillohet pas dy dekadave ka thënë se kësaj radhe nuk pret që dikush nga forcat politike të synojë ta komprometoj këtë proces megjithëse numërimi, siç thotë, vetëm mbi bazë etnike duhet t’i takoj historisë.
Duke folur për zgjedhjet lokale ai ka theksuar se për demokracinë është vlerë e shtuar fakti që në këto zgjedhje garojnë më shumë lista të pavarura për këshilltarë dhe kryetar komune.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/vale-refugjatesh-afganistani-pendarovski/31444547.html