Pendarovski shfrytëzon samitin për klimën në Glasgou që të takohet me Bidenin
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka shfrytëzuar Samitin për Klimën në Glasgou të Skocisë për t’u takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Ambasada e ShBA-së në Maqedoninë e Veriut ka publikuar në “Twitter” një fotografi të Pendarovskit me Bidenin.
“Krahas Samitit për Klimën në Glasgou, presidenti Joe Biden pati një takim të shkurtër me Presidentin Stevo Pendarovski”, ka shkruar ambasada amerikane.
Më shumë se 100 udhëheqës globalë, që po marrin pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për klimën në Glasgou të Skocisë, nënshkruan një zotim për të ndaluar dhe anuluar shpyllëzimin deri në vitin 2030.
Deklarata e përbashkët u nënshkrua gjatë bisedimeve për klimën, të njohura si COP26, nga liderët e vendeve që kolektivisht përbëjnë 85 për qind të pyjeve të botës.
On the sidelines of #COP26 in Glasgow @POTUS Biden had a brief meeting with President @SPendarovski. pic.twitter.com/KFVZFLdgWD
— U.S. Embassy North Macedonia (@USEmbassySkopje) November 2, 2021