Pendarovski thotë se Kosova duhet të bashkohet në “Ballkanin e hapur”

22 qershor 2022 | 09:55

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vlerëson se Kosova duhet të bëhet pjesë e “Ballkanit të hapur”.

I pyetur në intervistë në televizionin 24, nëse Kosova duhet bërë pjesë “Ballkanit të Hapur”, ai është shprehur: “Absolutisht, por nga bisedat e mia të fundit me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti, mendoj se në këtë çast ata janë më së largu nga të gjitha vendet tjera”.

Sipas tij, kjo iniciativë nuk përmban komponentë politikë dhe se ka besim që ajo duhet të forcohet sa i përket aspektit ekonomik dhe të tregtisë.

“Çfarë e forcon besimin tim është se do të shkojmë përpara drejt një iniciative të qartë ekonomike, ku për herën e fundit ishim si vëzhgues, edhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe Zoren Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina. Kjo është mirë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjislacioni i parë madhor për kontrollin e armëve në Shtetet…