![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/IMG_7137.jpeg)
Pendohet tiktokeri shqiptar që ofendoi Adem Jasharin: Kam qenë i pirë, i kërkoj falje të gjjthë shqiptarëve
10 janar 2024
| 00:15
Tiktokeri i njohur Kozak i cili ka fyer rëndë figurën e komandantit Adem Jashari është penduar për veprimin që ka bërë.
Ai në rrjetin social “Tik Tok” ka kërkuar falje, duke u arsyetuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
“Kam qene i pirë, ju betohem… I kërkoj falje të gjithë familjes Jashari dhe krejt shqiptarëve, nuk kam qenë vetvetja”, tha ai.
“Sapo të shkoj në Shqipëri do ta bëj tatoo ne trup Adem Jasharin dhe UÇK-në”, u shpreh Kozak.