
Pengoi zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës, arrestohet një grua në Lipjan
08 prill 2025
| 08:48
Është arrestuar një grua në Lipjan pasi e ka penguar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30.
“Lipjan / 07.04.2025 – 09:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka kryer veprën e lartcekur duke penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.