Pennant fshehu krimin e bërë nga qeni i tij
12 gusht 2018
| 13:34
Ish e dashura e Jermaine Pennant, aktorja Jennifer Metcalfe, kishte menduar se macja e saj ishte zhdukur dhe për shumë kohë e kishte kërkuar.
Se çfarë në të vërtetë ndodhi me të e dinte saktësisht Pennant, por kishte heshtur për shkak që nuk kishte dashur ta shqetësonte personin e tij të zemrës.
Ky sekret doli pas publikimit të autobiografisë së ish-futbollistit të Liverpoolit, i cili zbuloi se ishte pikërisht qeni i tij Akita ai që e kishte kthyer shtëpinë e tyre në një skenë të filmave horrorë.
“Kishte gjak në të gjitha anët, në qilim, në mure, në gardh. Ishte një skenë me të vërtetë e tmerrshme dhe shqetësuese”, ka thënë Pennant.