Pensionistët kanë nevojë emergjente për trajtim më njerëzor

10 gusht 2022 | 21:06

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se lajmërimi i pensionistëve për të dëshmuar se janë gjallë, është një ndër praktikat më diskriminuese ndaj tyre.

Halimi përmes një shkrimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka thënë se kjo kategori ka nevojë për trajtim më njerëzor.

“Lajmërimi i pensionistëve në mënyrë fizike për të dëshmuar që janë gjallë, që të marrin pensionin e tyre, një ndër praktikat më diskriminuese që i bëhet të moshuarve. Kjo kategori shoqërore ka nevojë emergjente për një trajtim më njerëzor, duke ndryshuar urgjentisht një qasje të tillë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, dy muaj më parë Ministria e Financave kishte njoftuar se të gjithë përfituesit e skemave pensionale të lajmërohen me qëllim të verifikimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e rrjetit të këshilltarëve rajonalë të BE-së, Kati Schneeberger,…