Pensionisti në betejë ligjore për të qenë 20 vjet më i ri
09 nëntor 2018
| 10:55
Një pensionist holandez ka filluar një betejë ligjore për ta ndryshuar ligjërisht moshën e tij dhe për t’i rritur perspektivat e tij të takimit.
Emile Ratelband dëshiron ta ndryshojë ditëlindjen nga data 11 mars 1949 në 11 mars 1969, duke e krahasuar ndryshimin me identifikimin si transgjinor.
“Ju mund ta ndryshoni emrin tuaj, ju mund ta ndryshoni gjininë tuaj, pse jo moshën?”, ka thënë ai për “De Telegraaf”. Pensionisti, gjithashtu, tha se do të heqë dorë nga pensioni në qoftë se i ndryshojnë datën e lindjes.