Pensionistja denoncon për vjedhje, por donte shoqëri nga policia
25 korrik 2018
| 11:13
“Ejani shpejt, ka hajdutë”! Kështu ishte deklaruar përmes telefonit pensionistja 81-vjeçare në Itali, e cila kishte thirrur policinë për të denoncuar një vjedhje në shtëpinë e saj.
Patrulla vajti në ‘vendngjarje’ dhe pas një verifikimi të shpejtë, kuptoi se bëhej fjalë për një alarm fals.
E moshuara kërkoi ndjesë duke qarë dhe duke justifikuar kërkesën për ndërhyrje të një patrulle me faktin se ndihej shumë e vetmuar.