Pensionistja zvicerane tregon pse e vrau 7-vjeçarin nga Kosova
Pensionistja zvicerane e cila theri për vdekje një shtatëvjeçar kosovar në fund të marsit, ka treguar arsyet pse e shtyn të bënte këtë krim. Ajo e ka arsyetuar atë me “mungesën e vëmendjes së autoriteteve”.
Angela N. kishte besuar se ajo po trajtohej padrejtësisht nga autoritetet, deri para dy javësh kur theri të riun nga Kosova. Në një bisedë telefonike me “Telebasel”, ajo ka sqaruar pse e kreu vrasjen, duke e arsyetuar largimin nga banesa e saj, verën e vitit të kaluar.
7-vjeçari ishte therur me thikë nga 75-vjeçarja teksa kthehej nga shkolla. Akti kishte tronditur Zvicrën duke ngritur diskutime të shumta.
Siç shkruan “Blick”, pensionistja me vrasjen e djaloshit, me prejardhje nga Kosova, donte në këtë mënyrë ta dëgjonin autoritetet.
Pas vrasjes, ajo ka telefonuar transmetuesin lokal “Telebasel” dhe një punonjësi të administratës, ia ka rrëfyer ngjarjen dhe arsyen, transmeton “Koha.net”.
“Unë sapo e vrava një fëmijë”, citohet Angela N.
“Jam larguar me dhunë nga banesa ime dhe nuk kam më të drejt të kthehem në banesën time. Askush nuk më dëgjon nga autoritetet. Në këtë mënyrë do të merrja vëmendjen e tyre”, shkruan “Telebasel”, për vrasësen, e cila shumë qetë i ka treguar këtë ngjarje një punëtori të transmetuesit.
Gazeta zvicerane “20 Minuten”, ka raportuar se 75-vjeçarja për dekada njihej si problematike. Së bashku me partnerin e saj R.R., që në vitet e 80-ta, derisa ajo po banonte në Bazel, kishte dorëzuar disa peticione BL, në Komunën e Baselit. Ajo dhe partneri i saj, pohonin se janë viktima të “çështjeve korruptive të Drejtësisë”.
Angela N. Ka në Komunë një dosje prej 300 faqesh.
“20 Minuten” përmend disa raste kur Angela N dhe partneri i saj R.R. kishin pasur probleme me drejtësinë dhe me policinë, që kishte ftuar disa herë këta të dy në polici, por që asnjëherë nuk kishin shkuar, duke dërguar ankesa e padi, madje edhe deri në gjykatën e Strassbourgut.