Pensionohet Adurizi

20 maj 2020 | 18:29

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Aritz Aduriz ka njoftuar pensionimin e tij nga futbolli. Shkak për këtë janë bërë dëmtimet e shumta për 39-vjeçarin, teksa është shprehur se këto ia kanë bërë të pamundur të vazhdojë karrierën e tij.

Sulmuesi kishte si qëllim që të luante në finalen e Kupës së Mbretit, ndaj Real Sociedadit, e cila do të ishte edhe ndeshja e tij e fundit, por dëmtimet ia kanë bërë të pamundur dhe ditën e sotme njofton përfundimisht tërheqjen.

Në karrierën e tij, Aduriz ka arritur numra fantastikë, teksa ka zhvilluar 780 ndeshje në total, ku ka arritur të shënojë plot 285 gola. Një lajm jo shumë i mirë për tifozët e Atletik Bilbaos, të cilët e pëlqenin shumë sulmuesin spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më datë 20 maj 2020 u mbajt takimi i…