Pensionohet Arsim Osmani, Dogana e Kosovës vlerëson kontributin e tij

08 prill 2025 | 12:41

Është pensionuar Arsim Osmani, i cili ka punuar në Doganën e Kosovës.

Me rastin  e pensionimit, drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka vlerësuar lart kontributin  e Arsim Osmanit.

Siç ka njoftuar Dogana e Kosovës, Osmani ka qenë shtyllë e rëndësishme e këtij institucioni.

“Në një ceremoni drejtori i përgjithshëm, së bashku me kolegë dhe miq, i shprehën mirënjohje të thellë Arsim Osmanit për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite në rastin e pensionimit. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, Arsim Osmani ka qenë një shtyllë e rëndësishme e institucionit tonë, duke dhënë një kontribut të çmuar në rritjen dhe sukses. Dogana e Kosovës i  uron shëndet  në këtë kapitull të ri. Faleminderit për gjithçka, Arsim!”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

May be an image of 5 people and suitMay be an image of 11 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Bayern Munichut e goditur nga lëndimet do të…