Pensionohet atasheu ushtarak në Tiranë, Enver Dugolli
Ish i burgosuri politik Enver Dugolli, i cili që nga viti 2001 ka shërbyer në TMK, më pas edhe në FSK në uniformën ushtarake, është pensionuar.
Enver Dugolli ka shërbyer si atashe ushtarak në ambasadën e Kosovës në Tiranë.
Ja postimi i Dugollit në “Facebook”:
Miq të nderuar,
Sot ishte një ditë e veçantë për mua! Pas shërbimit në uniformë, që nga viti 2001, në TMK dhe FSK, po lë uniformën me një emocion të përzier, duke përfunduar edhe detyrën e Atasheut Ushtarak në Tiranë, dhe duke shkuar në pension me gradë nderi Gjeneral Brigade! Falënderim nga zemra për organizimin e ceremonisë lamtumirës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm me ç’rast u nderova me certifikatë mirënjohje nga Ministrja e Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka dhe shefi i Shtabit gjeneral Bardhyl Kollçaku!
Në mbrëmje të po kësaj dite, në një pritje të organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë, u nderova me mirënjohje në emër të MFSK-së nga zv/ministri Agim Çeku, nga i Ngarkuari me Punë në Ambasadë, z. Sylë Ukshini dhe nga Dekani i Shoqatës së Atasheve Ushtarak në Tiranë, Atasheu Gjermanë Hans-Peter Wamsler!
Nga nesër Uniforma për mua (duke mos qenë oficer aktiv), do mbetet simbol krenarie dhe përkushtim për ngritjen dhe avancimin e Ushtrisë së Kosovës!