Pensionohet Badstuberi
05 shtator 2022
| 16:58
Holger Badstuber thotë mjaft. Ish-mbrojtësi i njohur i Bayern Munchenit është larguar nga futbolli.
“Fansa të dashur, pas 13 vjetësh si futbollist profesionist, unë deklaroj fundin e karrierës time si lojtar aktiv. Me 31 ndeshje në kombëtaren gjermane, prania në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian, gjashtë tituj kampion, katër Kupa, triumfi në Ligën e Kampionëve, Superkupë dhe tre Superkupa, mund të them që kam pasur një karrierë të suksesshme”, ka shkruar Badstber.
33-vjeçari nuk ka qenë vetëm pjesë e “bavarezëve”, por ka mbajtur veshur edhe fanellën e Luzernit dhe Stuttgartit.