Pensionohet basketbollistja Elektra Zykaj

02 tetor 2024 | 13:03

Basketbollistja e njohur Elektra Zykaj ka vendosur t’i jap fund karrierës në lojën e basketbollit.

Ish-klubi i saj Prishtina e ka falënderuar Elektran për kontributin e madh në basketbollin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Konfirmimin për pensionim e ka bërë edhe vet basketbollistja Zylka nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“I dashur ‘basketboll’ faleminderit që ke qenë me mua këto 20-vjet. Jam rritur më ke mësuar më ke dhënë disiplinën e më ke bërë një vajzë, lojtare, grua dhe një nënë të fortë. Kam shumë fjalë në mendjen time që t’i shkruaj për sa jam mirënjohëse për ty, por janë shumë… Vetëm di të them se sporti është jetë e me këtë frymë qe jam rritë do i rrisë edhe fëmijët e mijë. Faleminderit çdo personi që ka qenë pjesë e rrugëtimit tim që nga mosha 15-vjeçare e deri në fund të karrierës time, janë shumë njerëz që dua t’i falënderoj, si trajnerët, lojtarët dhe shoqet me të cilat jam rritur. Faleminderit ekipit të Tiranës ku jam rritur, ekipit të Flamurtarit që jam bërë lojtare, ekipit të Partizanit dhe ekipit të Prishtinës. Si përfundim këto janë dy foto të cilat tregojnë rrugëtimin tim e para është Kupa ime e parë e kampionatit me ekipin e Flamurtarit në moshën 19-vjeçare ku njeriu i cili me ka mbështetur me shumë e që ka qenë shumë pranë meje në çdo vendim timin është babi im e di se ka qenë i lumtur që kam qenë në vendin tim të lindjes për 6 vjet e kam luajtur për fanellën e Flamurtarit. Dhe e fundit është Kupa ime e fundit me ekipin e Prishtinës edhe me e bukura mbasi në krah kam dy trofe atë të Ligës Unike dhe trofeun e jetës. Edhe pse këtë periudhë me është dashur t’i jap lamtumirën e fundit babait tim e se fundi një pjese të jetës time dua të them: ‘faleminderit basketboll jam shumë e plotësuar me ty edhe pse me mungoni shumë…të dy”, ka shkruar Zykaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Përderisa Serbia vazhdon të refuzojë…