Pensionohet Benatia
Medhi Benatia i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv në moshën 34-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”.
Kulmin e karrierës së tij, marokeni e arriti në vitin 2013, kur u transferua te Roma nga Udinese, ndërsa ishte pjesë e Bayern Munchen e Juventusit, ndërsa në vitin 2019 iu bashkua skuadrës nga Katari, Al Duhail.
Së fundmi, ishte pjesë e skuadrës turke, Fatik Karamgumruk, të cilit edhe iu ndërpre kontrata gjatë së enjtes.
Për këtë shkak ai edhe njoftoi për pensionimin e tij nga futbolli aktiv.
Një nga arritjet e tij më të mëdha, mund të konsiderohet edhe kualifikimi në Kupës e Botës “Russia 2018” me Katarin.
Postimi i plotë i Benetias:
Që në moshë të vogël kisha vetëm një ëndërr, të bëhesha futbollist profesionist.
Për të arritur atje, më duhej të detyroja veten të punoja shumë, të bëja sakrifica, por mbi të gjitha të vendosja synime të reja në çdo fazë të karrierës sime.
Falë Zotit pata fatin të bëhem futbollist profesionist, por siç thonë në këtë profesion, pjesa më e vështirë nuk është të nënshkruash kontratën e parë, por të zgjasë me kalimin e kohës.
Pas më shumë se 15 vitesh “shërbim të mirë dhe besnik” ndaj futbollit, pasi kam luajtur në kompeticionet më prestigjioze, kam vendosur t’i jap fund karrierës!
Gjatë gjithë karrierës sime kam takuar njerëz të mrekullueshëm që më kanë lejuar të ndërtoj veten time, kjo është arsyeja pse unë dua t’u bëj homazhe të gjitha klubeve ku kam qenë:
OM, Lorient, Tours, Clermont, Udinese, Roma, Bayern Munich, Juventus Torino, Duhail, Karagumruk.
Kjo punë më ka lejuar gjithashtu të mbroj dhe përfaqësoj vendin tim, Marokun, me të cilin kam përjetuar momente të paharrueshme, por në veçanti Kupën e Botës 2018.
Në fund për të përfunduar dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, prindërit, gruan, fëmijët e mi, agjentin tim, miqtë e mi të ngushtë dhe ju që më ndiqni.
Thonë se fundi i një gjëje është gjithmonë fillimi i një tjetri. Ndaj them se shihemi së shpejti, gjithmonë me punë dhe pasionin si udhërrëfyes.