Pensionohet Berbatovi
20 shtator 2019
| 13:48
Një tjetër sulmues që ka shkruar histori në dy dekadat e fundit i jep fund karrierës futbollistike. Dimitar Berbatov ka lajmëruar se ka vendosur të varë këpucët në gozhdë 1 vit e gjysmë pas ndeshjes së fundit zyrtare të luajtur prej tij.
Përvoja e fundit e bullgarit 38-vjeçar ishte në Indi me skuadrën e Kerala Blasters.
Lojtari i lindur në vitin 1981 nuk luan në Evropë që nga viti 2016, kur vishte fanellën e Paokut të Selanikut. Berbatovi ka luajtur për CSKA Sofje, Bayer Leverkusen, Tottenham Hotspur, Manchester United, Fulham dhe Monaco.