Pensionohet Crouchi

12 korrik 2019 | 15:15

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Peter Crouch ka vendosur të pensionohet pas një karrierë mjaftë të pasur në nivel klubesh, por edhe në Kombëtare.

“I kam pasur 23 vjet për t’u përgatitur për këtë moment, por tani është momenti, t’i e kupton se asgjë nuk mund të të përgatisë për këtë gjë. Koha ka ardhur që unë t’i referohem vetes si ish-futbollist; t’i jap fund këtij rrugëtimi të mrekullueshme që e nisa si 16-vjeçar”, ka thënë Crouch.

38-vjeçari ka luajtur për Tottenham Hotspur, Queens Park Rangers, Portsmouth, Aston Villa, Norwich City, Southampton, Liverpool, Stoke City dhe Burnley.

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një djalë pesëvjeçar në Indonezi ka hipur në kulmim e…