Pensionohet Debatik Curri
05 gusht 2018
| 14:17
Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Curri është pensionuar nga futbolli aktiv.
Faqja zyrtare e skuadrës së Prishtinë se ka konfirmuar lajmin për pensionimin e mbrojtësit “bardhekaltër”, i cili tash e tutje do të punoj në stafin e trajnerëve.
“Debatik Curri nga ky edicion do të punojë me skuadrën, por do të jetë në stafin e trajnerit duke i dhënë ngadalë fund karrierës brilante që ka pas vetes”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. Curri gjatë karrierës së tij ka luajtur për Prishtinën, Vorskla Poltava, Gençlerbirligi, Hoverla Uzhhorod, Sevastopol, Tirana dhe Flamurtari Vlorë.
/Epoka e re/