Pensionohet drejtori i “Xhevdet Dodës” Azem Jaha, nënkryetarja Sahatçiu i ndan mirënjohje
Pensionohet drejtori i gjimnazit “Xhevdet Doda”, Azem Jaha. Kështu është bërë e ditur nga komuna e Prishtinës.
Drejtori Jaha ka përcjellë 34 gjenerata në gjimnaz, prej të cilave përgjatë 21 viteve në rolin e drejtorit.
E për këtë kontribut u.d e Drejtoreshës së Arsimit dhe njëherësh nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu i ka ndarë mirënjohe, drejtorit tashmë të pensionuar Azem Jaha.
Kështu ka bërë të ditur Sahatçiu përmes llogarisë së vet në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Mirënjohje për kontribut shumëvjeçar për drejtorin e pensionuar të Gjimnazi “Xhevdet Doda” ??
Shumë prej jush e njihni z. Azem Jaha. Ai përcolli gjithsej 34 gjenerata në gjimnaz, prej të cilave përgjatë 21 viteve në rolin e drejtorit.
Në shenjë falenderimi, në emër të Kryeqytetit dhe ekipit pranë Drejtorisë së Arsimit sot ndava mirënjohje për z. Jaha për kontributin e dhënë në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj dhe menaxhimin e institucioneve edukativo-arsimore.
Falemnderit për shërbimin tuaj të përkushtuar. Gjersa po e filloni këtë udhëtim të merituar të daljes në pension, dijeni se trashëgimia juaj do të vazhdojë të frymëzojë dhe formësojë gjenerata të tjera. Paçi një pension të qetë, shëndetplotë dhe të plotësuar pranë më të dashurve!