Pensionohet Ginobili
28 gusht 2018
| 16:12
Basketbollisti i njohur Manu Ginobili ka vendosur të pensionohet nga loja e basketbollit në moshën 41-vjeçare.
“Mes shumë emocionesh dhe ndjenjash po njoftoj tërheqjen time nga basketbolli. Falënderime të pafundme për të gjithë, familjen, miqtë dhe shokët e skuadrës, trajnerë dhe tifozë, të gjithë ata që janë përfshirë në karrierën time 23-vjeçare. Ishte një udhëtim përrallor”, ka shkruar Ginobilit në “Twitter”.