Pensionohet gjeneral brigade Skënder Zhitia

08 prill 2019 | 17:44

Sot, në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Prishtinë, u organizua ceremonia e përcjelljes për në pension të rregullt e gjeneral brigade Skënder Zhitia, drejtor i Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili ditë më parë, ka mbushur moshën e plotë të pensionimit të rregullt.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendësministrat Agim Çeku dhe Burim Ramadani, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, ish-zëvendësministri Muhamet Latifi dhe ish-komandanti i FSK-së Kadri Kastrati, si dhe gjeneralë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, përfaqësues të NALT-it (Ekipit Këshillues, Ndërlidhës të NATO-s), bashkëpunëtorë dhe miq, si dhe familja e gjeneralit Zhitia.

Fotografia e Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës

Fotografia e Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sot do të takohet në…