Pensionohet gjyqtari Besfort Kasumi

16 gusht 2022 | 16:54

Pas karrierës më shumë se 10-vjeçare, një prej gjyqtarëve më të mirë të futbollit në Kosovë, Besfort Kasumi, është pensionuar.

Kasumi, i shpallur një herë Gjyqtari i Vitit në futbollin e Kosovës, me qindra ndeshje të gjykuara në futbollin vendor si dhe mbajtës i stemës së FIFA-s që pesë vjet, ka vendosur të largohet nga zeja e gjyqtarit këtë vit. Ai nuk do të gjykojë me ndeshje të futbollit në Kosovë.

“Paparaci” mëson se Kasumi ka vendosur të pensionohet nga profesioni i gjyqtarit, mirëpo ai do të mbetet pjesë e futbollit, përkatësisht Federatës së Futbollit të Kosovës. Kasumi ishte një ndër gjyqtarët më cilësor në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa ishte shpallur gjyqtari më i mirë për vitin 2015.

Përpos Superligës së Kosovës, Kasumi ishte certifikuar edhe me stemën e FIFA-s, me ç’rast arriti të gjykonte dhjetëra ndeshje të nivelit ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zonja e parë e SHBA-ve, Jill Biden rezultoi pozitive për…