Pensionohet i prangosuri i diturisë për liri, profesor Nexhmedin Hoxha

28 janar 2022 | 21:20

Me rastin e pensionimit të profesorit, Nexhmedin Hoxha, Kolektivi i shkollës ekonomike “Marin Barleti” në Gjilan i ka organizuar një darkë lamtumirëse. Gjatë kësaj darke lamtumirëse nuk kanë munguar as fjalët miradije dhe urimet për punën e tij dhe sakrificën shumë vjeçare në këtë shkollë.

Më poshtë po ua plasojmë fjalën përshëndetëse të kolektivit të shkollës “Marin Barleti”:

Më duhet të nisi këtë tubim festiv, me këto vargje, duke sjellë në ndërmendje një episod nga jeta e një personaliteti të madh, të historisë botërore, siç ishte, Historiani, teologu, “Marin Barleti”, kreshta e mendimit Kombëtar, si për çasje vlerësuese për heroin kombëtar, Skenderbeun.

E pyetën një herë përse shkruan aq shumë për Skenderbeun?, ai u përgjigj, “Perëndia duke më dhënë jetë, më zbriti nga qielli në tokë, ndërsa Skënderbeu, me heroizmin dhe diturinë e tij më bëri të ngjitëm nga toka në qiell”. I prangosuri i diturisë për liri, profesori i nderuar, Nexhmedin Hoxha, as nuk zbriti, as nuk u ngrit, por eci drejt shtigjëve të diturisë për liri.

Edhe pse i prangosur e i pamposhtur, i tmerroi persekutorët, me qëndrimin e vet prej Davidit përballë Goliatit. Siç thoshte Petro Nini Luarasi, “edhe 99 herë të rrëzohemi përsëri duhet të ngrihemi”! Është ngjarja dhe dita më e lavdishme që mund të shpjegoj sa vlerë kishit për shkollën tonë, sa që ne mbetemi të heshtur dhe pa fjalë për të përshkruar madhështinë dhe kontributin e juaj për dituri.

Profesori i nderuar, Nexhmedin Hoxha, ju nga profesori u bëtë luftëtar i vendosur për dituri, nga i pashpresi në optimist, nga të nënshtruarit rrebelues nga të friguarit në guximtar. Ju shpërndat fillet e diturisë atdhetare e të qenurit mësimdhënës shqiptar me dinjitet moral dhe kombëtar. Nuk kemi asgjë më të vlefshme për t’ju dhënë sa që mund të matet me atë që ju dhatë për shkollën “Marin Barleti”.

Ajo që ne do të ju jepnim l, do të ishte një lule, kur ju keni një kopsht të tërë, ose një libër kur ju keni një bibliotekë të pafund. Nexhmedin Hoxha ishte i prangosuri i diturisë për liri, që ndriçonte në rrugët e errëta për liri të Labirintit, ku ne kalonim. Ja përse ne të gjithë, të përshendesim dhe të urojmë shëndet me ballin lartë dhe krenar në pension.

Kolektivi i shkollës ekonomike “Marin Barleti”, Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajkçak,…