Pensionohet ish-futbollisti i Real Madridit

16 korrik 2021 | 16:07

Ish-reprezentuesi i Kombëtares së Argjentinës, Ezequiel Garay ka njoftuar pensionimin nga futbolli aktiv.

Garay i cili vitet e fundit ishte pjesë e skuadrës spanjolle, Valencia ka njoftuar pensionimin nga futbolli.

Ai përmes një letre të publikuar në profilin e tij social në Twitter, ka njoftuar për arsyet që shtynë atë deri tek vendimi për pensionim.

“Sot me 16 korrik 2021, unë i dhashë lamtumirën karrierës time si futbollist. Duhet ta pranoj që do të më kishte pëlqyer, dhe isha i bindur që do ta shihja pensionimin tim më vonë, por nuk ishte e mundur”, tha ai.

“Gjatë tre viteve të fundit kam qenë duke u përballe me një sëmundje. Është një lloj astritisi në kofshë të cilën e kam trashëguar nga lindja dhe me aktivitet fizik është përkeqësuar”, shtoi ai.

“Kisha dhimbje të mëdha që nganjëherë nuk mundja të ecja, duhej të merrja injeksione që të luaja. Por qëllimi im ishte vetëm të luaj futboll, ta shijoj dhe t’i bëj tifozët e lumtur”, vazhdoi ai.

“Në shkurt të vitit 2020 unë pësova një lëndim tjetër që u rikuperova, në fakt unë negociova me disa klube kur u riktheva. Por e vërteta është që nuk mundem, nuk mundem më të luaj dhe nëse do të pranoja një ofertë do të ishte si një lloj tradhtie për klub”, tha Garay.

“Jam krenar me atë çfarë kam arritur, jam mirënjohës që kisha fatin të isha pjesë e Argjentinës. Falënderoj të gjithë kolegët me të cilët kaloha kohë dhe më kanë bërë të lumtur, kam qeshur e kam qarë me ta. Dhe në fund, tifozët, të cilët më kanë dhënë emocione të mëdha”, vazhdoi ai.

“Në fund, viktimat e këtij rrugëtimi, gruaja ime dhe fëmijët, faleminderit shumë. Sot fillon një udhëtim i ri në jetën time”, përfundoi Ezequiel Garay.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shija më e re në treg nga brendi Rc, Rc…