Pensionohet John Terry
Një emër i madh i futbollit anglez dhe atij evropian është tërhequr nga futbolli. John Terry ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, ndërsa ka shkruar një koment në rrjetet sociale.
Falënderime për të gjithë si një kapiten i vërtetë nga ana e mbrojtësit, duke filluar nga Chelsea, klubi i tij i zemrës, ku kaloi 11 sezone si profesionist, por dhe klubet e Notingam Forest dhe Aston Villa, me të cilët ka përjetuar eksperienca të shkurtra.
“Pas një karriere të gjatë prej 23-vitesh vendosa t’i them lamtumirë futbollit të luajtur. Më duhet të falënderoj shumë persona: gruan time Tori, fëmijët e mi Samer dhe Xhorxhi, prindërit e mi dhe vëllain tim. Pa sakrificat e tyre, këshillat dhe dashurinë, asgjë nuk do të ishte e mundur. Në moshën 14-vjeçare bëra zgjedhjen për të firmosur me Chelsean. Nuk e harroj kurrë mbështetjen e tyre. Nga drejtuesit te tifozët, keni qenë më të mirët në botë. Falënderoj trajnerët, presidentët dhe shokët e skuadrës me të cilët kam ndarë 717 ndeshjet e mia. Ka qenë një nder të jem kapiten. Falënderoj dhe Notingam Forest dhe Aston Vilën. Tani fillon një kapitull i ri i jetës time dhe jam gati për sfidat e reja”, ka shkruar Terry.