![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/farah.png)
Pensionohet legjenda e atletikës, Mo Farah
Legjenda e sportit të atletikës, britaniku Mo Farah, ka vendosur t’i thotë “stop” karrierës në moshën 40-vjeçari, duke “varur atletet në gozhdë”.
Atleti i garave 5 dhe 10 mijë metrave, në të cilat ka fituar nga 3 tituj kampionë bote dhe 4 medalje të arta olimpike (Londër 2012 e Rio 2016) do të tërhiqet pas disa muajsh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mo Farah deklaroi se më 11 shtator do të zhvillojë garën e tij të fundit, në Grat North Run. Në fakt, ai deklaroi se gara e fundit në Londër ishte e fundit për të, por ka kërkuar të zhvillojë edhe sfidë të fundit, për të dhënë një lamtumirë më të denjë. Për BBC, ai shtoi: “Do të më mungojë ajo ndjesi që me jep konkurrimi.
Gara e Great North Run do të jetë e fundit për mua dhe më pas do të them lamtumirë. Karriera ime ka qenë e jashtëzakonshme. Familje ime më ka mbështetur kudo në këtë udhëtim dhe tani do t’u dedikoj më shumë kohë. Gjithsesi, do të vazhdoj të je mi përfshirë në këtë sport”.