Pensionohet Marchisio

04 tetor 2019 | 12:59

Ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Claudio Marchisio, ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli profesionist.

“Ia pata bërë një premtim fëmijës që ëndërroi të bëhej futbollist, se do të vazhdoja të luaja futboll aq gjatë sa ta ndieja mrekullinë e të qenet në fushë. Nuk po e përmbushja premtimin tim më, prandaj parapëlqej t’i jap fund. Faleminderit ëndërr që më dhurove forcë, sukses dhe kënaqësi!”, ka shkruar Marchisio në “Twitter”.

I lindur dhe rritur në Torino, ai iu bashkua Juventusit në moshën shtatë vjeçe. Marchisio i bëri 389 paraqitje për klubin e fëmijërisë, duke i shënuar 37 gola dhe 43 asistime. Ai i fitoi shtatë tituj në Serinë A nga viti 2012 deri më 2018 dhe e arriti dy herë finalen e Ligës së Kampionëve. Ai i bëri 55 paraqitje për Italinë dhe i shënoi pesë gola.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita e 6 e Botërorit të Atletikës në Doha solli…