Pensionohet mësuesja Fahrije, nëna e basketbollistëve Granit e Fisnik Rugova

23 qershor 2024 | 13:05

Mësuesja e shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, Fahrije Rugova është pensionuar. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë.

Njoftimi:

Pensionimi i mësuesës Fahrije Rugova.

Është një ditë e veçantë, një ditë për të reflektuar mbi një karrierë të gjatë dhe të suksesshme të mësueses Fahrije. Pas shumë vitesh përkushtimi dhe sakrifice në shërbim të arsimit, erdhi koha për të përshëndetur një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj.

Nga viti në vit, mësuesja Fahrije ka dhënë shumë më tepër sesa njohuri. Ka qenë burim frymëzimi për breza të tërë nxënësish, duke i udhëhequr me pasionin dhe dashurinë e saj për mësimdhënien.

Në këtë ditë të veçantë, mësueses Fahrije i urojmë shëndet të plotë, gëzim dhe të gjitha të mirat që i meriton. Le të jetë pensionimi koha për të shijuar frytet e punës që ke bërë deri më sot.

Me mirënjohje të thellë dhe urime të përzemërta për një pensionim të lumtur!

Mësuesja Fahrije është nëna e basketbollistëve ndër më të mirët në Kosovë, Granit e Fisnik Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…