Pensionohet minatori Ramadan Xheloshi, pjesëmarrës i dy grevave dhe i burgosur politik

10 mars 2025 | 19:07

Ramadan Xheloshi, një emër i njohur në mesin e minatorëve dhe aktivistëve të kauzës kombëtare, ka dalë sot në pension pas një karriere të gjatë e të mundimshme.

Ai ka qenë pjesëmarrës në dy greva historike të minatorëve, shkruan “Jepi zë”. Përveç kësaj, Xheloshi ka përjetuar edhe vuajtjet e burgut si i burgosur politik, duke dëshmuar përkushtim dhe sakrificë për idealet e tij.

Me rastin e daljes në pension, miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë i kanë uruar shëndet dhe gjithë të mirat në jetën e tij të mëtejshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit Marco Rubio u shpreh sot optimist lidhur…