Pensionohet Rifat Vula
06 janar 2020
| 15:55
Stafi i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport i organizoi ceremoninë e ditëlindjes dhe njëkohësisht të pensionimit, menaxherit 40 vjeçar të Sallës së Sporteve “Shani Nushi”, Rifat Vula.
Drejtoresha e këtij dikasteri, Saranda Hyseni-Maloku, u shpreh se kontributi i punëtorit shumëvjeçar, Rifat Vulës, do të mbahet mend përgjithmonë nga stafi i drejtorisë dhe komuniteti sportiv në Gjakovë e më gjerë.
Ndërsa Vula, ka thënë se nga kjo sallë po largohet me shumë kujtime të bukura, fitore por edhe sfida gjatë punës dhe jetës.