Pensionohet Robbeni
04 korrik 2019
| 18:38
Ish-ylli i Bayern Munchenit, Real Madridit dhe Chelseat, Arjen Robben i ka dhënë fund karrierës së tij.
“Jam menduar shumë gjatë javëve të fundit. Siç e dinë të gjithë, mora kohën time për të marrë një vendim për të ardhmen time pas ndeshjes së fundit me Bayern Munich. Dhe kam vendosur t’i jap fund karrierës sime si futbollist profesionist. Është padyshim vendimi më i vështirë që kam marrë në karrierën time. Një vendim ku mendja dhe zemra janë përplasur me njëra-tjetrën”, ka thënë Robbeni.
“Për momentin jam i shëndetshëm dhe si një tifoz i shumë sporteve të tjerë dhe dua të mbetet kështu për të ardhmen. Kështu që do të ndalem përfundimisht. Mendoj se kjo është gjëja më e mirë”, ka deklaruar Robbeni.